Barcelona ia cakton çmimin e largimit Raphinhas

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 18:13
Barcelona ia cakton çmimin e largimit Raphinhas

Rapinha mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Braziliani është pjesë e planeve të Xavit, por largimi i tij nuk përjashtohet nëse klubet e interesuara për të e bëjnë ofertën e duhur

Kësisoj, Raphinha mund të rikthehet në Premierligë, pasi për të interesim kanë shfaqur Chelsea dhe Newcastle United.

Sipas “Sport”, Barcelona do ta lejojë largimin e 26-vjeçarit, nëse ndonjë klub paguan së paku 80 milionë euro për të.

Barça po vazhdon të ketë vështirësi financiare dhe mendohet se mund të ketë shitje të konsiderueshme lojtarësh këtë verë, pasi klubi duhet urgjentisht të ulë faturën e pagave.

Ndryshe, Raphinha me klubin nga “Camp Nou” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

(Kosova Sot Online)