Chelsea po shqyrton mundësitë e transferimit të Felix

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 17:29
Chelsea po shqyrton mundësitë e transferimit të Felix

Chelsea raportohet se po shfaq idenë e një marrëveshjeje të mundshme shkëmbimi me Atletico Madridin që mund të përfshijë Joao Felix dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Marc Cucurella është një tjetër lojtar që “Blutë” do të ishin të gatshëm ta përfshinin në një marrëveshje që do t’i lejonte ata të mbanin sulmuesin portugez në “Stamford Bridge” përtej përfundimit të periudhës së tij fillestare të huazimit

Një marrëveshje e dytë huazimi është spekuluar për Felix, me një kosto prej rreth 16 milionë funtesh, me Chelsean që heziton të përmbushë çmimin e kërkuar nga Atletico Madridi prej 100 milionë funtesh për shitjen përfundimtare të tij.

Londinezët thuhet se ende po shpresojnë të gjejnë një mënyrë për ta ulur këtë çmim.

Sipas “Standard Sport”, Aubameyang ose Cucurella mund të përdoren si pjesë e marrëveshjes, me klubin spanjoll që thuhet se është i interesuar për të dy.

Sulmuesi nga Gaboni nuk është pjesë e planeve të Chelseat, teksa mbrojtësi spanjoll besohet se nuk ka bindur edhe aq krerët e klubit.

Sa i përket 23-vjeçarit, Joao Felix, thuhet se është i hapur ndaj idesë për të mbetur në Londër, pasi ai nuk figuron në planet afatgjata të trajnerit të Atletico Madridi, Diego Simeone.  


(Kosova Sot Online)