Bayerni ende nuk ka vendosur për Cancelon

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 11:56
Bayerni ende nuk ka vendosur për Cancelon

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, ka folur rreth të ardhmes së Joao Cancelos.

Portugezi iu bashkua gjigantit gjerman në janar në formë huazimi nga Manchester City.

Megjithatë, e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende e paqartë pasi vazhdimisht raportohet se ai nuk është i lumtur te “Bavarezët”.

Salihamidzic lavdëroi Cancelon, por tha se ende nuk kanë vendosur për blerjen ose jo të tij.

“Cancelo është një top lojtar, teknikisht një kënaqësi për sytë. Jemi të lumtur që e kemi atë”, tha fillimisht drejtori sportiv i klubit gjerman.

“70 milionë euro opsioni i blerjes? Nuk kemi vendosur ende asgjë. Këtë do ta bëjmë pas përfundimit të sezonit”, shtoi ai.

“Do të shohim pas përfundimit të sezonit… është shumë herët tani. Nuk ka ende bisedime”, deklaroi Salihamdzic për “Abendzeitung”.

Derisa e situata e Cancelos vazhdon të jetë e paqartë, për të raportohet se interesim kanë shfaqur Arsenali dhe Barcelona.

Pas përfundimit të sezonit aktual, nëse Bayerni nuk e aktivizon opsionin e blerjes, reprezentuesi i Portugalisë do të duhet të rikthehet te Manchester City.

Joao Cancelo me “Qytetarët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. 

(Kosova Sot Online)