Premierliga zbulon të nominuarit për lojtarin më të mirë të sezonit

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 17:11
Premierliga zbulon të nominuarit për lojtarin më të mirë të sezonit

Premierliga ka zbuluar sot shtatë futbollistët e nominuar për lojtarin më të mirë të sezonit në elitën e futbollit anglez.

Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland janë dy futbollistxët e nominuar nga skuadra lidere, Manchester City.

Martin Odegaard dhe Bukayo Saka janë të nominuarit nga Arsenali.

Kurse pjesë e nominimeve janë edhe Harry Kane, Marcus Rashford e Kieran Trippier.

(Kosova Sot Online)