Southamptoni e largon trajnerin

  • 24 May 2023 - 19:19
Southamptoni e largon trajnerin

Southampton ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Ruben Selles për mos rinovimin e kontratës.

Kontrata e Selles skadon në fund të këtij edicioni dhe ajo nuk do të rinovohet.

“Southampton konfirmon se janë mbajtur bisedime me trajnerin e ekipit të parë, Ruben Selles dhe është vendosur që kontrata e tij të mos rinovohet kur të skadojë në fund të edicionit aktual”, thuhej ndër tjera në njoftimin e tyre.

Southampton edhe matematikisht ka humbur gjasat për mbijetesë dhe do të garojë në rangun e dytë të futbollit në Angli në sezonin e ardhshëm


(Kosova Sot Online)