
Gjithçka gati për finalen e Ligës së Evropës

Sonte do të luhet ndeshja finale e Ligës së Evropës.
Sevilla dhe Roma do të përballen mes vete në kërkim të trofeut të dytë më të rëndësishëm të futbollit evropian.
Skuadra spanjolle konsiderohet si eksperte e këtij trofeu pasi e ka fituar plot 6 herë atë, një rekord absolut.
Andaj, ekipi andaluzian konsiderohet edhe si favorit në këtë takim, derisa do ta kërkojë trofeun e shtatë të kësaj gare.
(Kosova Sot Online)