Ja shkaku që prishi Cancelon me Pep Guardiolën

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 22:25
Ja shkaku që prishi Cancelon me Pep Guardiolën

Pep Guardiola kërkoi nga Manchester City që ta largojë Joao Cancelo pasi që mbrojtësi i krahut vendosi dëgjuee në vesh gjatë një bisede me skuadrën

Cancelo ka refuzuar që ta dëgjojë trajnerin e City në një takim gjatë janarit, sipas The Times, duke u shfaqur në fushë me dëgjuese veshi derisa Guardiola bisedonte taktikat me skuadrën. Shkurt pas këtij rasti trajneri i City është takuar me drejtorin e futbollit, Txiki Begiristain ku i ka kërkuar atij që ta largojë nga skuadra që atë muaj dhe ai përfundoi në Bayern Munchen si i huazuar.

Cancelo ka qenë titullar i rregullt të City këtë sezon derisa ai ishte lënë në bankë në fund të vitit 2022. Portugezi raportohet se nuk reagoi mirë për këtë vendim të trajnerit para se ai të ishte huazuar në Bayern.

Barcelona dëshiroi të nënshkruante më 29 vjeçarin në janar po trajneri Xavi tha në fund të muajit të kaluar që marrëveshja ishte bllokuar nga City, që rezultoi me shkuarjen e tij në Bayern. Marrëveshja e huazimit përfshinte opsionin për ta blerë atë në verë por skuadra gjermane nuk e aktivizoi blerjen e tij.

(Kosova Sot Online)