Futbollisti i Llapit, Firmino transferohet në Mal të Zi

  • E /
  • 02 July 2023 - 14:56
Futbollisti i Llapit, Firmino transferohet në Mal të Zi

Futbollisti i Llapit, Alef Firmino, do të vazhdojë karrierën e tij jashtë Kosovës.

Firmino është transferuar në ekipin e Malit të Zi, Sutjeska Niksic.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi llapjan përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

Alef Firmino ishte pjesë e klubit të Llapit nga viti 2021 dhe gjatë dy viteve ka arritur të paraqitet në 58 ndeshje zyrtare duke kontribuar me 13 gola dhe 3 asistime.

(Kosova Sot Online)