Evropiani i peshëngritjes/ Medalje bronzi për Shqipërinë nga Samoel Rrasa

  • S.A /
  • 06 July 2023 - 11:10
Evropiani i peshëngritjes/ Medalje bronzi për Shqipërinë nga Samoel Rrasa

Një tjetër medalje për Shqipërinë në Europianin e Peshëngritjes, që u zhvillua në Moldavi, transmeton "Kosova Sot Online".

Samoel Rrasa arriti që të renditej në vendin e tretë në stilin e shkëputjes, me 116 kilogramë të ngritura.

Djaloshi 15-vjeçar mori medaljen e bronzit në këtë stil, duke e ngritur në katër numrin e medaljeve të fituara nga kuqezinjtë.

Këtë të martë Enkileda Carja u shpall kampione absolute e Europës, duke fituar tre medalje të arta në konkurrimin për femra, në peshën deri 59 kg.

(Kosova Sot Online )