Carlos Alcaraz kalon lehtësisht në gjysmëfinale të Wimbledonit

  • E. /
  • 12 July 2023 - 22:40
Carlos Alcaraz kalon lehtësisht në gjysmëfinale të Wimbledonit

Carlos Alcaraz me shumë lehtësi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Wimbledonit.

Tenisti spanjoll triumfoi 3:0 në sete ndaj numrit 6 në botë, Rune.

Numri një i botës triumfoi 7:6, 6:4, 6:4 për ta siguruar gjysmëfinalen e turneut më prestigjioz në tenis.

Në gjysmëfinale, ai do të përballet me tenistin rus, Daniil Medvedev. 

(Kosova Sot Online)