Tuchel e dëshiron Tchouamenin te Bayerni

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 20:16
Tuchel e dëshiron Tchouamenin te Bayerni

Bayern Munichi raportohet se ka shprehur interesim për Aurelien Tchouamenin.

Pasi dështoi në transferimin e Declan Rice, i cili nënshkroi me Arsenalin, “Sport1” raportoi se Thomas Tuchel e ka identifikuar francezin si “numrin gjashtë” ideal për të aplikuar lojën e tij.

Tchouameni thuhet se nuk është i lumtur me minutat që ka te Real Madridi dhe mund të tundohet për të lëvizur drejt Bayernit.

Mediumi gjerman shkroi se 23-vjeçari tashmë ka menduar për këtë lëvizje dhe ka pyetur një koleg të paidentifikuar të Kombëtares franceze për klubin.

(Kosova Sot Online)