Real Madridi mund të çregjistrojë Arda Gulerin

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 20:20
Real Madridi mund të çregjistrojë Arda Gulerin

Real Madridi mund të pezullojë licencën e Arda Guler deri në janar për shkak të lëndimit të tij.

“Los Blancos” ia dolën të mposhtin konkurrencën nga Barcelona për të transferuar talentin e ri turk për 20 milionë euro.

Guler shfaqi menjëherë aftësitë e tij gjatë stërvitjeve të para, duke lënë të kuptohet se paratë u shpenzuan në mënyrë të duhur.

Megjithatë, i riu më pas pësoi një lëndim. Pas ekzaminimeve mjekësore u vërtetua se ai ka pësuar një lëndim në meniskun e brendshëm të gjurit të djathtë.

(Kosova Sot Online)