Juventusi e dëshiron ish-mbrojtësin e Barcelonës

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 21:04
Juventusi e dëshiron ish-mbrojtësin e Barcelonës

Juventusi ia ka vënë syrin ish-mbrojtësit të Barcelonës, Jean Clair Todibos.

Sipas raportimeve, “Zonja e Vjetër” ka kontaktuar klubin e Nice për të pyetur rreth qendërmbrojtësit francez.

Ende nuk ka ndonjë ofertë, por drejtori i Juventusit, Giuntoli e ka vlerësuar çdoherë Todibon.

Në vitin 2021 ai kaloi nga Barcelona te Nice, aty ku paraprakisht e kishte kaluar një sezon

(Kosova Sot Online)