Tonali merr numrin 8 edhe te Newcastle

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 17:22
Tonali merr numrin 8 edhe te Newcastle

Sandro Tonali ka zgjedhur fanellën me numrin 8 edhe te Newcastle United.

“Magpies” konfirmuan sot numrat e skuadrës së tyre për sezonin 2023/24 dhe italiani u shfaq në fotografi me numrin 8 në shpinë

Është i njëjti numër që kishte zgjedhur kur iu bashkua Milanit për herë të parë në verën e vitit 2020.

Në atë kohë, ai kishte konfirmuar se numri ishte në nderim të lojtarit të tij të preferuar dhe ish-mesfushorit të Milanit, Gennaro Gattuso.

Megjithëse krahasimet e hershme ishin kryesisht me Andrea Pirlo, një tjetër ish-futbollist i njohur që kishte luajtur për “Rossonerët”, Tonali ishte gjithmonë i bindur se stili i tij i lojës ishte më afër atij të Gattusos dhe ishte “Rino” ai që e frymëzoi me të vërtetë.

Ai madje pranoi se i kërkoi leje Gattusos për të marrë 8. 

(Kosova Sot Online)