Bayerni mbetet pa portier

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 16:40
Bayerni mbetet pa portier

Bayern Munichu është në kërkim të një portieri.

Gjiganti bavarez mbeti pa portierin Yann Sommer, i cili iu bashkua së fundmi Interit, ndërsa nuk e di ende nëse do të mundë të llogarisë në veteranin Manuel Neuer, i cili po merret me terapi dhe i nevojitet ta shtyjë rikthimin edhe për dy muaj.

Sipas mediumit gjerman “Sport1”, klubi nga “Allianz Arena” po e konsideron mundësinë e transferimit të Kepa Arrizabalagas, përcjell “Gazeta Express”.

Të shtunën, Bayerni do të luajë në Superkupën e Gjermanisë kundër Leipzigut, ndërsa Sven Ulreich do të jetë portieri i parë.

Trajneri Thomas Tuchel ka punuar me Kepan në Londër, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Bayerni ta kërkojë portierin spanjoll në formë huazimi.

Kampioni gjerman i ka nisur kontaktet me drejtuesit e klubit londinez dhe me përfaqësuesit e lojtarit. 

(Kosova Sot Online)