Ja nga sa para i fituan mbrëmë Joshua dhe Helenius

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 16:08
Ja nga sa para i fituan mbrëmë Joshua dhe Helenius

Anthony Joshua ka arritur të shënojë fitore në meçin e sontëm në O2 Arena të Londrës.

Boksieri britanik e mundi me nokaut në raundin e shtatë finlandezin, Robert Helenius

Një kombinim goditjesh në bark dhe fytyrë ishin fatale për Helenius, i cili u shtri në tokë.

Përveç fitores, Anthony Joshua ka fituar edhe një shumë të madhe parash.

Sipas raportimeve, boksieri britanik ka përfituar rreth 10 milionë euro nga ky meç.

Ndërkohë, kundërshtari i tij Robert Helenius ka fituar afër 2 milionë euro.

(Kosova Sot Online)