Kane starton që në ndeshjen e parë të Bayernit

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 19:43
Kane starton që në ndeshjen e parë të Bayernit

Harry kane ka startuar në ndeshjen e parë të Bayern Munchen në Bundesliga

A do të mundet Bayern Munchen që ta shmang këtë sezon me më shumë pikë Borussia Dortmund në Bundesligë duke filluar me fitore kundër Werder Bremen?

Ky sezon, Bundesliga do të jetë një garë më e fortë pasi që gara për titull do të jetë më e madhe ku në lojë nuk do të jetë vetëm Dortmund por edhe Leipzig dhe skuadra të tjera.

Bayerni nuk ka qenë në formën më të mirë prej që trajner i tyre u emërua Thomas Tuchel, ku ka fituar vetëm tri ndeshje nga tetë që ka luajtur, duke barazuar në dy të tjera dhe tri i ka humbur.

Tuchel ka qenë në stol të Bayernit në pesë ndeshjet e fundit të Bundesligës, gjatë të cilave Bayerni humbi 10 pikë. Në të njëjtën periudhë Dortmund kishte arritur që t’i fitonte pesë duke e hapur sezonin për titull vitin e kaluar.

Por, sonte Tuchel ka vendosur të paraqitet me një formacion sulmues ku Kane ka startuar si titullar kurse ai në sulm do të ndihmohet nga Coman, Sane dhe Musiala. 

(Kosova Sot Online)