Real Madridi e kërkon sonte fitoren e dytë në La Liga
Real Madridi do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë kampionale në La Liga.
“Los Blancos” do të përballen me Almerian në udhëtim me fillim nga ora 19:30.
Javën e kaluar, Real Madridi arriti fitore 2:0 ndaj Athletic Bilbaos po ashtu në udhëtim.
Kurse, Almeria u mposht nga Rayo Vallecano me rezultatin 2:0.
(Kosova Sot Online)
