Anglezët “peshkojnë” sërish te Milan

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 20:25
Anglezët “peshkojnë” sërish te Milan

Pas Sandro Tonalit një tjetër lojtar largohet nga Milani për të firmosur me Newcastle.

“Magpies” kanë njoftuar mbështetësit e tyre, por jo vetëm, të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale se kanë nënshkruar me Cathal Heffernan.

Mbrojtësi irlandez që iu bashkua Milanit në verën e vitit 2022 tani do të nisë një eksperiencë të re me Newcastle në Premier League.

18-vjeçari ka firmosur për dy sezone me Newcastle, ndërsa si fillim do të jetë pjesë e skuadrës U-21 të anglezëve.

(Kosova Sot Online)