Chelsea synon fitoren e parë ndaj Luton Town

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 20:08
Chelsea synon fitoren e parë ndaj Luton Town

Chelsea dhe Luton Town do të përballen sonte mes vete në kuadër të javës së tretë në Premierligë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Stamford Bridge.

“Blutë” janë ende në kërkim të fitores së parë këtë sezon, pas një barazimi e një humbjeje në dy xhirot paraprake.

Ndërsa, Lutoni, që ka zhvilluar vetëm një ndeshje deri tani, është ende pa pikë.

(Kosova Sot Online)