Ronaldo dhe Mane ia sigurojnë fitoren e parë Al-Nassr

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 22:20
Ronaldo dhe Mane ia sigurojnë fitoren e parë Al-Nassr

Al-Nassr ka regjistruar fitoren e parë të këtij sezoni në Ligën Profesionale Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Luis Castro shënoi fitore bindëse sonte në udhëtim ndaj Al-Fateh, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Prince Abdullah bin Jalawi” përfundoi me rezultatin 0:4. Golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Senegalezi shënoi në minutat 27 dhe 81, kurse portugezi në minutat 38, 55 dhe 90+6′.

Për Ronaldon janë këta tre golat e parë të këtij sezoni, aq sa ka edhe Mane.

Al-Nassr tani ka tre pikë dhe momentalisht ndodhet në pozitën e 11-të në tabelë, kurse Al-Fateh ka një pikë më shumë dhe ndodhet dy pozita më lartë. 

(Kosova Sot Online)