Nisin Lojërat Parasportive 'Kosova 2023'
Është mbajtur ceremonia e hapjes së Lojërave Parasportive “Kosova 2023”, organizuar nga Komiteti Paralimpik i Kosovës, ku po marrin pjesë rreth 400 paraatletë nga vendet e rajonit.
Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, në hapje Lojërave Parasportive, foli për rëndësinë e anëtarësimit të këtij Komitetit në Komitetin Paralimpik Evropian.
“Ky organizim tashmë është shndërruar në tradicional”, tha ajo.
Tutje Emini shtoi se Komitetin Paralimpik, ky organizim po e gjen më madhështor se kurrë, duke theksuar se të tillë e bën edhe lajmi fundit i pranimit të Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Evropian.
Në ketë ceremoni po ashtu kanë folur Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, Drejtori Departamentit për Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, Rrahim Rexha, drejtor në Akademinë e kosovws pwr Siguri Publike etj.
(Kosova Sot Online)
