Klopp i lumtur me paraqitjet e fundit të Nunez

  • S.A /
  • 25 September 2023 - 08:51
Klopp i lumtur me paraqitjet e fundit të Nunez

Jurgen Klopp ka lavdëruar “hapat masiv” që janë bërë nga Darwin Nunez në Liverpool, me sulmuesin që i kushtoi Liverpoolit më shumë së 70 milionë euro që ka filluar të shënojë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Uruguaiani u ble nga Reds nga Benfica për shumë para gjatë merkatos në verë të vitit 2022. Ai ka shënuar 15 gola gjatë sezonit të tij të parë në Angli, por edhe ka humbur shumë mundësi shënimi që bëri që Klopp të dyshohet për paratë që ka paguar për të.

Nunez e filloi sezonin e ri në bankinë, por ai arriti që të shënoi dy golësh në fitoren dramatike të Newcastle dhe tani ka shënuar në dy ndeshje radhazi, kundër LASK dhe West Ham – me një gol me vole që ai e shënoi në fitoren 3-1 ndaj Çekanëve pas një pasimi të mirë që mori nga Alexis Mac Allister.

“Ai ka bërë hapa të mëdhenj javëve të fundit”, ka thënë Klopp për gazetarët derisa ka treguar se çka ka ndryshuar për Nunez gjatë sezonit 2023/24.

“Ai është kërcënim tani. E patë të goli, ishte shumë i mirë, apo? Ishte më të vërtetë i fortë. Ai ishte gati për ne. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një futbollist që shfrytëzon topa. Që dinë të krosojë, të ndal me gjoks, nga aty të niset dhe të shënoi si për shembull kundër Wolves, mendoj se ishte e njëjta situatë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne”.

“Puna në mbrojtje që ai bën, ky është dallimi kryesor. Ai gjithmonë e ka bërë këto, por ishte më pak i koordinuar. Tani është shumë më mirë, ne kemi gjetur mënyrën se si të sillem rreth tij. Jones, Szoboszlai janë duke e ndihmuar aty, e ku janë shumë mirë të organizuar. Shumë mirë, absolutisht”. Liverpool pritet që të kthehet të mërkurën në aksion ku do të luanë kundër Leicester në rrethin e tretë të Kupës së Ligës, para se të udhëtojë në Tottenham vikendin e ardhshëm për një test tjetër të vështirë pasi që ata kanë vetëm dy pikë më shumë se ata në Premier Ligë. 

(Kosova Sot Online )