
Kush do ta fitojë Topin e Artë 2023: Messi apo Haaland?

Topi i Artë është ëndërr e çdo futbollisti.
Lojtarët e mëdhenj synojnë të fitojnë sa më shumë trofe me ekipet apo me Kombëtaret e tyre.
Por, ata asnjëherë nuk e fshehin dëshirën për ta fituar edhe çmimin më prestigjioz individual.
Çdo vit shfaqen debate të ndryshme se kush e meriton e kush jo Topin e Artë
Natyrisht, pasi të shpallet fituesi, gjithmonë ekziston një palë e pakënaqur.
Njëjtë mund të ndodhë edhe sivjet, varësisht se kush do ta fitojë atë.
Topi i Artë zgjidhet nga revista prestigjioze franceze “France Football”.
Këtë vit do të votojnë gazetarët sportivë nga 100 vendet e para në renditjen e FIFA-s, për t’ju shmangur dallavereve që mund t’i bëjnë vendet më të vogla.
Gjithashtu, do të votojnë edhe selektorët dhe kapitenët e Kombëtareve për ta zgjedhur në fund fituesin e 30 tetorit në Paris të Francës.
(Kosova Sot Online)