Huliganët nga Podgorica i kujtojnë terroristët e vrarë në Banjskë

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 22:35
Huliganët nga Podgorica i kujtojnë terroristët e vrarë në Banjskë

Përkrahësit e klubit të futbollit Buducnost nga Podgorica, i kanë kujtuar sonte terroristët serbë të vrarë të dielën në Banjskë.

Tifo-grupi “Varvari”me disa banerë kanë shkruar emrat e tre terroristëve të vrarë para disa ditësh në Banjskë

Poshtë emrave të tyre këta huliganë kanë shkruar “lavdi heronjve”.

Ky baner u paraqit në ndeshjen e sontme që Buducnosti e luajti me Mladostin.

Këta tifozë njihen për qëndrimet e tyre proserbe, teksa provokime kishin bërë edhe në ndeshjen ndaj Llapit në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Konferencës.

(Kosova Sot Online)