
Lexoni edhe:
Disfatë e rëndë ndaj Genoas, Roma e Mourinhos në krizë!
Kampionati i Kosovës në auto sport për këtë vit po shkon drejt fundit. Të dielën mbahet Drag Race 4, e fundit në këtë disiplinë, transmeton "Kosova Sot Online" .
Në tri garat e deritashme kemi pasur tre fitues të ndryshëm dhe mbetet të shihet nëse ndonjëri prej tyre do ta përsërisë suksesin, apo do të kemi një fitues të ri.
Disfatë e rëndë ndaj Genoas, Roma e Mourinhos në krizë!Lexoni edhe:
Në Drag Race 1, më 7 maj, fitues doli Leutrim Isufi, në Drag Race 2, më 25 qershor, më i shpejti ishte Burim Habibaj, ndërsa në Drag Race 3, më 6 gusht, fitoi Skender Potera, i cili është bindshëm garuesi më i suksesshëm në Drag Race.
E diela mund të “zbulojë” një fitues të ri ose njëri nga të tre të arrijë fitoren e dytë. Paraqitja në garën e së dielës dhe pajisja me numrat startues bëhet nga ora 08:00-09:30, në pikën e karburantit “Shell” në Sllatinë.
Nga ora 08:30-10:00 bëhet kontrollimi teknik dhe verifikimi i dokumentacionit për të vazhduar më pas me lëshimet e lira, brifingun me garues, kualifikimet dhe garën zyrtare.
(Kosova Sot Online )