Istogu e Ferizaj me ndeshje evropiane në fundjavë

  • S.A /
  • 30 September 2023 - 08:37
Istogu e Ferizaj me ndeshje evropiane në fundjavë

Hendbollistet e Istogut dhe ato të Ferizajt këtë fundjavë do të jenë të angazhuara në ndeshje evropiane, përkatësisht në ndeshje të xhiros së dytë të Kupës Evropiane, transmeton "Kosova Sot Online".

Kampioni aktual, Istogu, luan me skuadrën portugeze, 1MAIO. Të dy ndeshjet janë në Pejë, të shtunën e të dielën prej orës 18:00.

Ndërkohë Ferizaj luan ndaj skuadrës nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramag gan. Ndeshja e së shtunës është prej orës 20:15, ndërsa e së dielës prej orës 19:00. Takimet luhen në Ferizaj.

Kështu në Superligën e hendbollisteve, përkatësisht në xhiron e dytë, këtë fundjavë janë vetëm tri ndeshje.

Vushtrria e Kastrioti takohen sot prej orës 18:00. Të shtunën janë ndeshjet Vëllaznimi – Jusuf Gërvalla (16:30) dhe Prishtina – Samadrexha (19:00). Prishtina luan në Bardhosh dhe e pret ndeshje interesante me samadrexhaset. 

(Kosova Sot Online )