Bayerni rikthen Boatengun

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 12:34
Bayerni rikthen Boatengun

Jerome Boateng mund të rikthehet sërish te Bayern Munichi.

Nga “Sky Sport Germany” është raportuar se klubi gjerman po punon për rikthimin e qendërmbrojtësit në skuadër

Duke e mbajtur veten në formë dhe pa lëndime që nga largimi nga Lyon në verë, Bayerni e vlerësoi Boatengun si një zgjidhje të përshtatshme për çështjet e tyre të mbrojtjes.

Mësohet se 35-vjeçari ka përfunduar tashmë një pjesë të testeve mjekësore dhe është afër ribashkimit me kampionët gjermanë.

Nuk është ende e qartë lojtari do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore apo do të nënshkruajë deri në fund të sezonit. Ai gjithashtu pritet të marrë pjesë në stërvitje në “Säbener Straße” të dielën dhe në ditët në vijim.

Pas angazhimit të tij në Lyon, Boateng ka qenë pa klub që nga korriku dhe për këtë arsye mund të rikthehet si futbollist i lirë në “Allianz Arena”.

Me këtë transferim, “Bavarezët” duan të forcojnë skuadrën e tyre. Me Kim Min-jae, Dayot Upamecano dhe Matthijs de Ligt, Thomas Tuchel ka vetëm tre qendërmbrojtës në ekip.

Përveç kësaj, Kim Min-jae do t’i mungojë klubit nga mesi i janarit sepse do të garojë me Korenë e Jugut në Kupën e Azisë AFC (12 janar deri më 10 shkurt).

Jerome Boateng ishte pjesë e Bayernit nga viti 2011 deri më 2021. Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi, ndër të tjera, nëntë tituj kampioni në Bundesligë dhe dy tjerë në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)