Me vetëm dhjetë lojtarë në fushë, Tottenhami arrin të fitojë dhe kap pozitën e parë në Ligën Premier

  • S.A /
  • 07 October 2023 - 16:27
Me vetëm dhjetë lojtarë në fushë, Tottenhami arrin të fitojë dhe kap pozitën e parë në Ligën Premier

Tottenhami ka marr fitore ndaj Lutonit me rezultat 1-0 dhe morën vendin e parë në renditjen e Ligës Premier, transmeton "Kosova Sot Online".

Tottenham ishte në sulm që në minutën e parë dhe pati raste para portës së vendasve dhe më i miri në pjesën e parë ishte Richarlison që humbi një rast të qind për qind.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Tottenham mbeti me dhjetë lojtarë në fushë kur Yves Bissouma u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Mirëpo, edhe me një lojtar më pak, Tottenhami pati raste dhe fitoi me golin që erdhi nga Micky Van De Ven në minutën e 52-të.

Tottenham tani është i pari në renditje, të paktën përkohësisht, derisa Arsenali dhe Manchester City të luajnë nesër ndeshjen e tyre të xhiros së tetë.

Në rast barazimi në atë ndeshje, Tottenham do të mbetet në vendin e parë.

(Kosova Sot Online )