Tifozët nervozojnë Ronaldon duke brohoritur emrin e Messit

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 19:50
Tifozët nervozojnë Ronaldon duke brohoritur emrin e Messit

Al-Nassr ka siguruar kalimin për në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Skuadra e drejtuar nga Luis Castro mposhti sonte Al-Ettifaq, për të siguruar kalimin për në fazën tjetër të kësaj gare.

Al-Nassr fitoi me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve, me golin e shënuar nga Sadio Mane (108’).

Vëmendje nga kjo ndeshje mori edhe Cristiano Ronaldo, i cili u provokua nga tifozët kundërshtarë, të cilët brohoritën emrin e Lionel Messit.

Kjo nuk i pëlqeu aspak portugezit, i cili iu kundërpërgjigj atyre duke u kërkuar që të heshtin.


(Kosova Sot Online)