Juventusi do të tentojë sërish tranferimin e Berardit

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 17:15
Juventusi do të tentojë sërish tranferimin e Berardit

Juventusi mund të provojë sërish të transferojë Domenico Berardin në afatin kalimtar të janarit.

Nuk është sekret që “Bianconerët” u përpoqën të siguronin italianin gjatë verës, por dështuan për të arritur një marrëveshje

Tani, sipas “Tuttosport”, Juventusi do të bëjë sërish përpjekje në afatin dimëror, me strategji të ndryshme.

Më e rëndësishmja thuhet se është që Sassuolo të bie dakord për largimin e 29-vjeçarit në formë huazimi, por duke përfshirë detyrim blerjen në marrëveshje.

Kjo i lejon Juventusit të shpërndajë koston në disa vite dhe të marrë lojtarin menjëherë.

Çmimi i kërkuar nga Sasuolo për Berardin është të paktën 30 milionë euro, veçanërisht pasi ai është kapiteni i tyre dhe ka një kontratë deri në qershor 2027.

Reprezentuesi i Italisë në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventuesit, por nuk kishte luajtur asnjëherë. 

(Kosova Sot Online)