Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë përballë Moldavisë

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 17:11
Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë përballë Moldavisë

Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë në Kishinjev përballë Moldavisë vendase, përballje që pritet të sjellë kualifikimin zyrtar të kuqezinjve të Sylvinhos në Euro 2024.

Gjermania është vetëm një pikë larg, por djemtë e Kombëtares synojnë fitoren, për të vijuar me suksese dhe me kryesimin e Grupit E, që e kemi dominuar me meritë.

Mbi të gjitha me një futboll të bukur dhe gola të jashtëzakonshëm. Braziliani Sylvinho regjistron sot duelin e tetë në pankinën e skuadrës së shqiptarëve.

Ndeshja Moldavi-Shqipëri zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00.


(Kosova Sot Online)