Oferta serioze për Jalen Blesan, tani e do edhe Sheriff Tiraspoli

  • S.A /
  • 24 November 2023 - 11:47
Oferta serioze  për Jalen Blesan, tani e do edhe Sheriff Tiraspoli

Sulmuesi i Prishtinës, Jalen Blesa, vazhdon të tërheq vëmendjen e klubeve evropiane, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai deri më tani ka shënuar 7 gola dhe ka duruar 3 asistime për shokët e skuadrës, gjë që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Fillimisht ishte Oleksandriya që bën gara në elitën e futbollit ukrainas, që dërgoi dy oferta në drejtim të Prishtinës, por që të dyja janë refuzuar nga klubi bardhëekaltër.

Në ditët e fundit në garë është futur edhe Sheriff Tiraspoli, që po ashtu ka bërë ofertë për sulmuesin amerikan që ka edhe nënshtetësi spanjolle.

Oferta e parë është refuzuar nga Prishtina, por klubi i njohur moldav pritet të bëjë sërish ofertë, pasi e do Blesan që në afatin kalimtar të janarit.

Sheriffi aktualisht është lider në Superligën e Moldavisë, ndërsa këtë sezon bën gara në Ligën e Evropës.

(Kosova Sot Online )