Dhunë fizike dhe verbale, gjyqtarët e kampionatit grek bojkotojnë ndeshjet dhe hyjnë në grevë

  • S.A /
  • 06 December 2023 - 16:46
Dhunë fizike dhe verbale, gjyqtarët e kampionatit grek bojkotojnë ndeshjet dhe hyjnë në grevë

Kampionati grek vazhdon të përfaqësojë një nga telenovelat më të mëdha në botë, pasi gjyqtarët nuk panë rrugëdalje tjetër dhe vendosën të bojkotojnë ndeshjet, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjyqtarët grekë hynë në grevë pasi sulmet bëheshin gjithnjë e më të shpeshta, ku pas atyre verbale nisën sulmet fizike.

“Gjyqtarët grekë dhe të huaj janë objektiva dhe ‘kurban’ i vazhdueshëm. Marrim kërcënime, dhunë, sulme fizike dhe verbale, por e gjithë kjo mbetet e pandëshkuar. Prandaj kemi vendosur që nga fundjava e ardhshme të mos gjykojmë ndeshjet derisa të kemi kushte të sigurta”, janë shprehur ata në një komunikatë.

Një muaj më parë, gjyqtari Andreas Gamaris u sulmua në Athinë nga tifozët që hidhnin bomba molotov drejt biznesit të tij, shkruan abcnews.

Pak kohë më parë, kërcënime me vdekje ka marrë edhe Tasos Papatetra për shkak të vendimeve të marra në një ndeshje. Federata e Futbollit të Greqisë nuk ka reaguar pas incidenteve, ndaj gjyqtarët vendosën të hyjnë në grevë.

(Kosova Sot Online )