Ja sheh sherrin dopingut, prokurorët kërkojnë dënim prej katër vjetësh për Pogban

  • S.A /
  • 07 December 2023 - 14:07
Ja sheh sherrin dopingut, prokurorët kërkojnë dënim prej katër vjetësh për Pogban

Prokuroria antidoping në Itali ka përfunduar procedurat e saj pas testit të dështuar të dopingut të Paul Pogba në muajin gusht dhe tani po kërkon një pezullim katër-vjeçar për mesfushorin e Juventusit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Francezi dështoi në një test rutinë dopingu pas fitores 3-0 të Juventusit ndaj Udineses në Serie A në fund të gushtit. Në testin fillestar dhe kundër-analizën pasuese, Pogba kishte gjurmë të dehydroepiandrosterone në sistemin e tij, një substancë e ndaluar në Serie A.

Dënimi maksimal prej katër vitesh do të jetë sanksioni në rast se nuk ka marrëveshje për pranimin e fajit të negociuar nga ana e Pogba.

Pogba pritet nga shumë media të shkojë në gjyq përpara gjykatës kombëtare antidoping. Ai është pezulluar përkohësisht që kur dolën rezultatet e testit fillestar të dopingut.

30-vjeçari ka luajtur vetëm 52 minuta në dy paraqitje në Serie A për Juven këtë sezon. Edhe pse ishte në stol, Pogba nuk ishte i përfshirë në ndeshjen kundër Udineses, pas së cilës doli pozitiv në doping.

Kontrata e tij, e cila i dha atij një shumë vjetore prej tetë milion euro neto para pezullimit të tij, është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Megjithatë, sipas Tuttomercatoweb, Pogba ka marrë një pagë prej 42,000 euro në vit gjatë ndalimit të tij.

Nëse Pogba do të pezullohej për katër vjet, TMW dhe shumë media tjera raportojnë se Juve mund të kërkojë të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme.

(Kosova Sot Online )