Milani kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 08:53
Milani kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milani është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli eliminoi sonte Cagliarin nga kjo garë.

Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultatin 4:1.

Luka Jovic (29′, 42′), Chaka Traore (50′) dhe Rafael Leao (90+1′) realizuan golat e fitores për “Rossonerët”.

Golin e vetëm për Cagliarin e shënoi Paulo Azzi (88′).

Milani në çerekfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja Atalanta – Sassuolo, që do të zhvillohet nesër mbrëma.

(Kosova Sot Online)