Lexoni edhe:
Theo: Gjithmonë përkrah trajnerit
U rritëm me këngët e tyre, pamë filmat e tyre dhe mësuam të bëjmë televizion prej tyre. Shqipëria prej dekadash mbetet e ndarë mes tifozëve axurr dhe gjerman në futboll, por dyert e para të “parajsës sociale”, ekonomike apo shoqërore na i hapën pikërisht ata, italianët, transmeton "Kosova Sot Online ".
Nën shembullin italian tentuam të vishemi, të ushqehemi dhe të shfaqemi, por brenda tre dekadave, Italia dhe Shqipëria, janë shumë më pranë.
“Më kujtohet nata e parë që do të më duhej të flija në një hotel në qendër të Tiranës, vendosa karrigen prapa derës së dhomës. Sot i kujtoj këto gjëra dhe më vjen për të qeshur, por 12 vite më parë kur erdha në atë kohë e ndjeja se duhet të veproja ashtu që të isha më i qetë me veten”, tha De Biasi.
Theo: Gjithmonë përkrah trajneritLexoni edhe:
“Trajnerët apo rezultatet dalngadalë harrohen, ajo që mbetet janë raportet njerëzore. Unë këtu kam gjetur shumë miq, mbi të gjitha kam patur mbështetjen e shumë shqiptarëve, por jo vetëm këtu edhe ata që jetojnë në Itali kur më shohin më ndalojnë për ndonjë foto”, tha Reja, shkruan top channel.
Europian e 2024-s do ta hapim pikërisht përballë Italisë së atyre që ishin por edhe stafit aktual, ndërkohë që ndeshjet e fundit përballë axurrëve nuk kemi patur fatin të fitojmë.
“Do ta kemi herën tjetër, në qershor, gjithmonë ka një herë të parë”, tha Gianluca Stesina, doktori i ekipit Kombëtar.
“Do të këndoj vetëm himnin shqiptar…”, tha Alarico Rossi, videoanalisti i Kombëtares.
(Kosova Sot Online )