Celta Vigo eliminon Valencian nga Kupa e Spanjës

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 22:31
Celta Vigo eliminon Valencian nga Kupa e Spanjës

Celta Vigo është skuadra e radhës që ka kaluar tutje në Copa Del Rey.

Celta eliminoi Valencian në udhëtim me rezultatin 1:3 dhe ka avancuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Brenda pesë minutave, mysafirët shënuan dy herë me Luca de la Torren dhe Anastasios Douvikas.

Rezultati u ngushtua nga Pepelu, i cili u tregua i sakt nga pika e bardh për 1:2.

Fitoren e mysafirëve e vulosi Douvikas, i cili shënoi në dhjetë minutat e fundit.

Gjatë ditës së djeshme, tutje kanë kaluar edhe Sevilla, Athletic Bilbao dhe Mallorca.

(Kosova Sot Online)