S’ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Bilbao-Barcelona shkon në vazhdime

  • E.K /
  • 25 January 2024 - 08:43
S’ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Bilbao-Barcelona shkon në vazhdime

Nuk ka fitues në kohën e rregullt në cerekfinalen e Kupës së Mbretit mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë, 2:2.

Baskët kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes kur realizoi Guruzeta.

Por, katalonasit u kundërpërgjigjën duke e përmbysur rezultatin me dy gola të shpejtë të Leëandoëskit në minutën e 26-të dhe Lamine Yamal gjashtë minuta më pas.

Athletic Bilbao arriti të barazonte rezultatin më pas në minutën e 49-të, ndërsa deri në fund gola më nuk pati.

Mbetet të shihet nëse do të mjaftojnë edhe dy herë nga 15 minuta, apo penalltitë do ta vendosin gjysmëfinalistin e Kupës së Mbretit.

(Kosova Sot Online)