Rivali i Chelseat po bën gati ofertën për Gallagher

  • E.k /
  • 27 January 2024 - 15:46
Rivali i Chelseat po bën gati ofertën për Gallagher

Tottenham Hotspur raportohet se po synon transferimin e Conor Gallagher në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.

Sipas “FootballInsider”, Tottenhami është duke përgatitur tashmë një ofertë për mesfushorin e Chelseat.

Detajet nga oferta që Spurs po bëjnë gati nuk u zbuluan.

Në anën tjetër, “Blutë” thuhet se kërkojnë rreth 80 milionë funte për 23-vjeçarin.

Conor Gallagher ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online)