Ja pse nuk ka përballje të fundit mes Messit dhe Ronaldos

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 17:00
Ja pse nuk ka përballje të fundit mes Messit dhe Ronaldos

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do ta kenë një përballje të fundit mes vete.

Inter Miami do të luajë një ndeshje miqësore me Al Nassr nesër me fillim nga ora 19:00.

Por, trajneri i Al Nassr, Luis Castro e ka konfirmuar lajmin e keq për tifozët e futbollit.

Për shkak të një lëndimi, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i gatshëm për Al Nassr për t’u paraqitur në përballjen e shumëpritur ndaj Inter Miamit të Leo Messit.

(Kosova Sot Online)