
Bayern pritet të bëjë ndryshime në ekip

Bayern Munichu pritet të bëjë ndryshime në ekip në prag të sezonit të ri, me trajnerin e ri.
Një futbollist që sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Allianz Arena” është Alphonso Davies.
Mbrojtësi i majtë nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me bavarezët, e cila do t’i skadojë më 30 qershor të vitit 2025.
Dhe, sipas “Sky Sport Deutschland”, ky është konkludimi i takimit të disa ditëve më parë i menaxherit të futbollistit kanadez dhe Christoph Freund, drejtor sportiv i klubit që nga shtatori.
(Kosova Sot Online)