Publikohet lista e Dardaneve për dy ndeshjet e para për kualifikueset e Evropianit 2025

  • G.G /
  • 01 April 2024 - 13:15
Publikohet lista e Dardaneve për dy ndeshjet e para për kualifikueset e Evropianit 2025

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, për dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet kanë udhëtuar sot për në Turqi, ku më 5 prill, do të zhvillojnë ndeshjen e parë kundër Ukrainës, në terren neutral.

Ndeshjen e dytë do ta zhvillojnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 9 prill, kundër Uellsit.

Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bën pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.

{}

(Kosova Sot Online)