Juventusi e Lazio e zhvillojnë sonte ndeshjen e parë gjysmëfinale

  • A.P /
  • 02 April 2024 - 16:55
Juventusi e Lazio e zhvillojnë sonte ndeshjen e parë gjysmëfinale

Sonte nis faza e ndeshjeve gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Italisë.

Juventusi dhe Lazio do të përballen në sfidën e parë gjysmëfinale.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me Lazion që e mposhti Juventusin në Serie A, fundjavën e kaluar.

Ishte një gol i realizuar në minutat shtesë që i dha fitoren Lazios, por natyrisht sonte pritet të jetë një ndeshje shumë më e luftuar, duke pasur parasysh edhe rëndësinë e ndeshjes.

Deri në këtë fazë, zonja e vjetër erdhi pasi eliminoi Salernitanan e Frosinonen.

Kurse, lacianët eliminuan Genoan dhe rivalët e tyre të përbetuar, Romën.

Takimi i sotëm do të nis nga ora 21:00. Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 23 prill në “Olimpico”.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Fiorentinës dhe Atalantas, që zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)