Trajneri nuk e përfshin sërish në skuadër Jasir Asanin

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 19:41
Trajneri nuk e përfshin sërish në skuadër Jasir Asanin

Jasir Asani ishte heroi i kuqezinjve në kualifikueset e Kampionati Europian. Sulmuesi kuqezi ishte autor i tre supergolave që i hapën udhë pjesëmarrjes së Shqipërisë në Euro 2024.

Anësori i lindur në Shkup është pjesë e klubit korean Gwangju, megjithatë në këtë edicion të ri trajneri nuk e ka grumbulluar në asnjë nga katër ndeshjet që ka zhvilluar.

Një qëndrim i teknikut Jung-hyo Lee, i cili ka marrë përsipër faturën e humbjeve radhazi, vetëm e vetëm që t’i qëndrojë vendimit të tij, për të mos aktivizuar Asanin.

Ndonëse tekniku i Gwangju e ka lënë në tribunë yllin kuqezi, Asani në stërvitje ka treguar së fundmi se është në një formë mjaft të mirë.

(Kosova Sot Online)