Bayerni mund të humbasë garën për De Zerbin, italiani synon të rikthehet në Serie A

  • S.A /
  • 06 April 2024 - 11:54
Bayerni mund të humbasë garën për De Zerbin, italiani synon të rikthehet në Serie A

Bayern Munichi raportohet se mund të humbasë një objektiv tjetër të trajnerit, me Juventusin që po konsideron një qasje për Roberto De Zerbin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Që kur u njoftua se Thomas Tuchel do të largohet në fund të sezonit, ka pasur spekulime të konsiderueshme se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i kampionit në fuqi të Gjermanisë.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar disa javë, Bayerni nuk duket të jetë afër afër gjetjes së një trajneri të ri.

Xabi Alonso ishte objektivi numër një i klubit që nga fillimi, por spanjolli ka vendosur për të vazhduar me Bayer Leverkusenin.

De Zerbi është gjithashtu në radarin e “Bavarezëve”, me Max Eberl që vlerëson stilin e lojës së italianit. Madje, është raportuar se drejtori sportiv i Bayernit ka kontaktuar me trajnerin e Brightonit në javët e fundit.

Por, sipas ” Abendzeitung Munchen”, Juventusi tashmë e ka vështruar italianin, pasi besohet se edhe ai dëshiron një rikthim në Itali.

Me një klauzolë lirimi prej 15 milionë eurosh në kontratën e tij, 44-vjeçari do të ishte i lirë të largohej në verë, nëse paguhet kjo shifër.

Kësisoj, Bayerni do të duhet të veprojë shpejt për të shmangur humbjen e objektivit të tyre, ose do të duhet të shkojë pastaj me “Planin C”.

Roberto De Zerbi me Brightonin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Ai është i lidhur edhe me punën e trajnerit te Liverpooli, me klubin anglez që gjithashtu po kërkon një trajner të ri pasi dihet se Jurgen Klopp do të largohet në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online )