Barcelona synon të rinovojë kontratën me Cubarsin

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 19:40
Barcelona synon të rinovojë kontratën me Cubarsin

Barcelona raportohet se po synon të “blindojë” Pau Cubarsin me një kontratë të re, para hapjes së afatit kalimtar të verës.

I riu spanjoll po tregon paraqitje mbresëlënëse këtë sezon, që prej debutimit të tij me ekipin e parë në janar të këtij viti.

Cubarsi besohet se ka një klauzolë lirimi prej 10 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale, shifër që nuk është aspak problem për t’u paguar nga klubet e interesuara. Manchester City kishte shprehur interesim për të verën e vitit të kaluar.

Eksperti spanjoll i transferimeve, Matteo Moretto, ka bërë të ditur se Barcelona tashmë është në bisedime me qendërmbrojtësin për një kontratë të re.

Madje, “Blaugranët” thuhet se duan të mbyllin marrëveshjen para fundit të sezonit.

Kontrata aktuale e 17-vjeçarit skadon më 30 qershor 2026.

Pau Cubarsi ka regjistruar deri tash 15 paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat, teksa numëron dy sosh edhe me Kombëtaren A të Spanjës. 

(Kosova Sot Online)