![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Policia e shpall në kërkim xhudistin Akil Gjakova
![Policia e shpall në kërkim xhudistin Akil Gjakova](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/09/auto_Akili1-901x6001704812214.jpg)
Xhudistin Akil Gjakova, policia e Kosovës e ka shpallur zyrtarisht person në kërkim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
PK thotë se ai kërkohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që të japin informacione për vendndodhjen e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”
![Image](https://www.kosova-sot.info/uploads/kosova-sot/images/2024/April/16/auto_Akil_Gjalova1713274343.jpg)
(Kosova Sot Online)