![Foda e ka një pasqyrë të lojtarëve potencialë për t’i ftuar në Kombëtare](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/15/200x200_franco-foda-600x3601710509092.jpg)
Edon Zhegrova i lënduar, e humb ndeshjen me Aston Villën
![Edon Zhegrova i lënduar, e humb ndeshjen me Aston Villën](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/18/auto_Edon-Zhegrova-1130x6351705582676.jpg)
Edon Zhegrova nuk do të mundë ta ndihmojë Lillen në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Konferencës me Aston Villën.
Mediat franceze, duke iu referuar trajnerit Paulo Fonseca, njoftojnë se lëndimi në kyçin e këmbës do t’ia mohojë yllit kosovar paraqitjen në ndeshjen e së enjtes ndaj ekipit anglez, e cila do të nisë në orën 18:45.
Tifozët e Lillet kanë arsye të brengosen pasi ekipi do të paraqitet pa lojtarin më në formë të momentit dhe trajneri Fonseca, si rrjedhojë, duhet ta integrojë në ekip Adam Ounan.
I goditur në kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e parë të luajtur në Birmingham javën e kaluar, anësori kosovar nuk ishte në gjendje të stërvitej me grupin e Lillet dhe tash duhet të përqendrohet në rikuperimin e tërësishëm para se të rikthehet.
Trajneri i ekipit francez shpreson që “Messi i Kosovës” të jetë i aftë për katër ditë, respektivisht për ndeshjen e xhiros së 30-të të Ligue 1 kundër Strasburgut.
(Kosova Sot Online)