Granit Xhaka: Roma është skuadër Championsi

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 16:26
Granit Xhaka: Roma është skuadër Championsi

Bayer Leverkusen është kualifikuar mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Tashmë kampioni i ri gjerman barazi 1:1 me West Hamin, por kaloi tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë.

Shqiptari firmosi gjatë verës me Bayer Leverkusenin, ku dha një kontribut të rëndësishëm në rritjen e nivelit të skuadrës që sapo është shpallur kampione e Gjermanisë për herë të parë në histori.

“Mendoj se Roma është një skuadër Championsi, por ne duam t’u dhurojmë tifozëve tanë finalen e Dublinit“, u shpreh mesfushori.

Eliminimi i verdhekuqve italianë do të ishte një tjetër arritje e bujshme e një sezoni historik. Në të cilin Bayeri fitoi për herë të parë Bundesligën.

“Aspirinat” nuk kanë humbur asnjë nga 44 ndeshjet e luajtura deri tani. Edhe në Londër përballë West Hamit demonstruan se kanë mësuar të kalojnë momentet e vështira.

Leverkuseni ndodhet në garë për fitimin e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë. Në Europë duhet kaluar pengesa Roma. Takimin i parë, në “Olimpico” (2 maj). Sfida e kthimit, pas një jave në Gjermani (9 maj).


(Kosova Sot Online)